Categories Lajme

Arrestohet pronari i lokalit ne Fier, shiste mall ne lokalin e tij

Fier, Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Parandalimi”, i zhvilluar nga Seksioni për H etimin e N arkotikëve në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”.

Sekuestrohen fara k anabisi dhe lëndë n arkotike c annabis s ativa.

Vihet në p ranga poseduesi i lëndës narkotike, i cili kishte përshtatur lokalin për përdorim dr oge.

Specialistët për H etimin e N arkotikëve në DVP Fier, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit k riminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së l ëndëve n arkotike, pas një pune h etimore dymujore, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “29 Nëntori” Fier, të cilin e kishte përshtatur si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike, është kapur në kushtet e flagrancës me 1 kg e 140 gram fara kanabisi të cilat do ti shiste ,me qëllim kultivimin e tyre si dhe 650 gram lëndë narkotike cannabis sativa e bërë gati për tu ndarë në doza të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan edhe 1400 qese farmaceutike që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një automjet.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e d rogës”, “Përshtatja e lokalit për përdorim d roge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME