A.R, me banim në Durrës ka rënë në prangat e policisë pasi falsifikonte teste të Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë.
Rezulton se kjo shtetase është pronare e një agjencie udhëtimi. Dy persona janë arrestuar në kufi, në tentativë për të dalë jashtë vendit me teste të Covid-19, të falsifikuara nga pronarja e kompanisë.