Lajme

Arrestohet punonjësi i sigurisë së një firme private, u largua pa përfunduar turnin. Zbulohet grabitja që ndodhi gjatë natës

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga punonjësin e sigurisë së një firme private i cili është larguar nga puna para orarit zyrtar të mbarimit të turnit, dhe gjatë kësaj kohe, janë vjedhur në këtë subjekt 10 telekamera.

Nga veprimet hetimore tha policia, dyshohet se gjatë natës, në kohën që ky shtetas ishte në turnin e tij të punës si punonjës sigurie, në një firmë, janë vjedhur 10 telekamera të vendosura për sigurimin e objektit. Gjithashtu, sipas kallëzimit të punonjësit të turnit të radhës që ka konstatuar vjedhjen e telekamerave, 48-vjeçari është larguar nga vendi i punës para orarit të përfundimit të shërbimit.

Njoftimi nga Policia Elbasan

Vihet në pranga punonjësi i sigurisë në një subjekt privat, pasi dyshohet se nuk konstatoi vjedhjen e 10 telekamerave në këtë subjekt dhe u largua pa përfunduar orarin e shërbimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Elbasan, punonjës sigurie në një firmë private, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë natës, në kohën që ky shtetas ishte në turnin e tij të punës si punonjës sigurie, në një firmë, janë vjedhur 10 telekamera të vendosura për sigurimin e objektit. Gjithashtu, sipas kallëzimit të punonjësit të turnit të radhës që ka konstatuar vjedhjen e telekamerave, 48-vjeçari është larguar nga vendi i punës para orarit të përfundimit të shërbimit.

Punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close