
Përfaqësuesit e vendeve të Kombeve të Bashkuara do të mblidhen sërish dhe shumë punë mbetet për t’u bërë, por dita e djeshme ka përfaqësuar një hap historik për mbrojtjen e oqeaneve dhe shumëllojshmërisë të krijesave që jetojnë aty.
Pas më shumë se 40 vitesh, anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë dakordësuar në parim Marrëveshjen e Detit të Hapur, që shndërron rreth 30% të sipërfaqes detare të planetit në zonë të mbrojtur brenda vitit 2030, me synim ripërtëritjen e specieve të ndryshme të rrezikuara.

Marrëveshja e fundit për mbrojtjen e oqeaneve ka qenë firmosur në vitin 1982, por mbronte vetëm 1% të sipërfaqes së detit të hapur, term që nënkupton sipërfaqen e ujërave ndërkombëtare ku çdo vend ka të drejtën të peshkojë ose të shfrytëzojë resurset nënujore, më së shumti mineralet që ndodhen mbi 200 metra në thellësi, praktikë kjo e përdorur kryesisht nga disa vende ekonomikisht të forta si Kina, India, Rusia, Shtetet e Bashkuar dhe Gjermania.
Me marrëveshjen e re, do të ketë një kufizim domethënës mbi sasinë e peshkut që mund të mblidhet, por edhe mbi rrugët tregtare të lundrimit, që shkaktojnë ndotje.Ambientalistët flasin për “një ditë historike, dhe një shenjë që në një botë të ndarë, mbrojtja e natyrës mund të triumfojë ndaj politikës”.