Covid-19Lajme

Arrijnë në Kosovë 4680 dozat e para të vaksinës Pfizer

Pasditen e kësaj të marte në Kosovë kanë mbërritur 4 680 dozat e para të vaksinës anti Covid të llojit Pfizer, pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian dhe Austria do t’i sjellë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Austrisë në Kosovë përmes një njoftimi për media.

“Ambasada Austriake në Prishtinë është shumë e gëzuar, që sot ka arritur në Prishtinë sasia e parë e 95.000 dozave të vaksinës BionTech/Pfizer, të cilat janë financuar nga Bashkimi Evropian, dhe janë siguruar nga Austria.

Me 4.680 dozat që kanë arrit sot ka filluar furnizimi i Kosovës me vaksinat, të cilat do shpërndahen deri në fund të gushtit. Kjo do kontribuoj në përgatitjen e planit të vaksinimit, duke vaksinuar fillimisht personelin shëndetësor në front të parë si dhe grupet e rrezikuara”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ketë kontingjent e kanë pritur ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë.

“Është madhështore të shohësh se vetëm pak ditë pas paralajmërimit të Ministrit austriak për punë të jashtme Alexander Schallenberg, presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe komisionerit Olivér Várhelyi, është realizuar furnizimi me vaksinat mëse të nevojshme kundër Covid.

Për Austrinë është nder i veçantë dhe vepër solidarizimi me qytetarët e Kosovës, ta mundësojë transferimin e këtyre dozave; sepse, hapësirat e pambuluara në hartën e vaksinimit, pavarësisht ku janë ato, paraqesin rrezik për të gjithë ne.

Nuk duhet të harrojmë se askush nuk është i sigurt, përderisa nuk janë të gjithë të sigurt! Të jeni të sigurt, se Austria ka qëndruar dhe do qëndroj edhe më tej përkrah popullit të Kosovës“, ka deklaruar ambasadori i Austrisë në Kosovë.

Furnizimi i Kosovës me 95,000 vaksina BioNTech/Pfizer është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët të BE dhe Austrisë për të siguruar 651,000 doza BioNTech/Pfizer për Ballkanin Perëndimor, për të mbështetur rajonin në vaksinimin e personelit shëndetësor në front të parë si dhe persona nga grupe më të rrezikuara.

Austria ka lehtësuar dhe para-financuar transferimin e këtyre vaksinave, të cilat financohen nga paketa prej 70 milion €, e miratuar nga Komisioni Evropian për të financuar vaksinat në fjalë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: