Lajme

ARRSH: Në rrugën Bogë-Theth kanë rënë orteqe. Apeli për drejtuesit e mjeteve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrim të situatës së rrugëve në vend, si pasojë e motit të keq.

Reshjet e shiut, por edhe të dëborës  kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe inertesh në rrugën Bajram Curri-Fierzë km 12.

Po ashtu, ARRSH në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ku është punuar me mjete e punëtorë dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Ndërsa në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës pasi rënia vazhdon të jetë aktive.

ARRSH po ashtu u bën thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje.

“Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close