Lajme

Arsyeja e pabesueshme e humbjes së jetës së 17-vjecares

Kjo është makina ku u qëllua për vdekje Griselda Gjikolaj 17 vjeç dhe ku mbeti i plagosur i dashuri i saj 23-vjeçari Erion Bengo. Atentati ndaj tyre ndodhi pasditen e së mërkurës në Laprakë në kohën kur çifti i të rinjve kanë lënë ambientet e një lokali.  Pasi kanë hipur në mjetin tip Benz janë qëlluar 5 herë me pistoletë nga një person.

Policia thotë se vrasësi është një 19 –vjeçar, i shpallur tashmë në kërkim. Hetimet kanë zbuluar se 10 ditë më parë ai ishte konfliktuar me Erion Bengon për shkak se kishte ngacmuar 17 –vjeçaren dhe Bengo e kishte qëlluar me shuplakë. Mbrëmjen e së mërkures, autori, i shoqëruar nga një person tjetër, i ka mbajtur nën vëzhgim dy të rinjtë. Bashkëpunëtori i tij mësohet se nuk ka qëlluar me armë, por ka dyshime se e ka ndihmuar vrasësin për t’u larguar. Sipas policisë, objektiv i atentatit ka qenë 23 – vjeçari Bengo që mbeti i plagosur bashkë me të dashurën e tij. Edhe pse i qëlluar me plumba në qafë e në shpatull, Bendo ka mundur ta transportojë vetë të dashurën e tij në spital, ku ajo humbi jetën. Vetë Bendo është jashtë rrezikut për jetën. Ekspertët kriminalistë kanë shkuar edhe paraditen e së enjtes në vendin e ngjarjes për të rindërtuar edhe njëherë skenën e krimit dhe për të mbledhur prova të tjera e që mund t’i shërbejnë hetimit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close