fbpx
Lajme

‘Art me shtiza’, pensionistët vetëpunësohen në Fier! Trotuaret e nënave me shtiza mbushen me pune artizanale

Puna e dorës ose arti i thurjes me shtiza ekspozohet çdo ditë në pedonalen kryesore të Fierit. Nuk bëhet fjalë për një ekspozitë arti, por për veshje të thurura që këto gra i shesin për të siguruar jetesën. “Ka raste shesim nga një palë dy palë. Unë përpara kam qenë zyrtare, 30 vjet kam qenë ekonomiste.  Kompensojmë pensionin se s’na del, po ta kisha 300 mijë lekë unë pensionin, nuk dilja këtu”, shprehet një grua.

Përmes një tregu të improvizuar pranë murit rrethues të xhamisë çdo ditë shikon gra dhe gjyshe të cilat nën shoqërinë e njëra-tjetrës thurin me shtiza, triko, fanella, çorape leshi e të tjera duke krijuar artin autentik ku bashkohet e bukura dhe e veçanta.

“Punojmë kalojmë orën, mos të mërzitemi. Fanela, papuçe dhe çorape leshi i përlajnë, pse sepse tani këto bëjnë për raumatizëm, kush është i ftohur, i sëmurë.  Këtu punojnë 30 gra, që punojnë tamam si kombinati i leshëpunueses”, shprehet një qytetare e moshuar. Për këto gra artizane që ushtrojnë punën e dorës mungesa e një vendi të përshtatshëm është ajo që i pengon në punën e tyre që tashmë e kanë kthyer në traditë .Shqiptarja.com

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button