Categories Lajme

Arta Cika përzgjidhet në 100 gratë e TechWoman100 në Angli

Një shqiptare është përzgjedhur mes 100 grave që kanë marrë çmimin e rëndësishëm TechWoman në Angli. Bëhet fjalë për Arta Cika studente PhD e Shkencave Inxhinierike në Universitetin e Oksfordit.

Por në një reagim emocionues pas marrjes së çmimit, Arta Cika ka vendosur t’ia dedikojë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit dhe Shqipërisë në këtë moment të vështirë të rimëkëmbjes pas tërmetit shkatërrimtar. Ndjehem shumë e vlerësuar dhe krenare që jam zgjedhur si një nga 100 fitueset e çmimit ‘TechWomen100’ për vitin 2019 ne Mbretërinë e Bashkuar (UK). Dua të falënderoj nga zemra Jurinë Teknike që më zgjodhi, të gjithë publikun në mbarë botën e veçanërisht atë shqiptar që më votuan. Jam shumë e lumtur për të gjitha mesazhet, vlerësimet dhe mbështetjen që më keni dhënë këto javë.
Kujtimet e mia shkojnë mbrapa tek fëmijëria ime, kur isha një vajzë e vogël që i pëlqente të luante futboll ne rrugët e Kukësit po me ëndrra të mëdha. Do doja shumë të kthehesha mbrapa në kohë, të takoja atë vajzë luftarake dhe ti thoja që ‘Vazhdo ëndërro fort. Asgjë nuk do të të ndalojë që të arrish synimet e tua.’

Dhe ky është një mesazh që dua tua them të gjithë vajzave të vogla në mbarë botën. Mos e konsideroni inxhinierinë si një ‘profesion burrash’, dhe mos kini frike nga e panjohura. Puna gjithnjë shpërblehet.

Falë punës time 10 vjeçare dhe mbështetjes së madhe nga familja ime, që ka qenë gjithmonë krahu im i djathtë, jam sot këtu e kjo me jep forcë për të vazhduar përpara. Pa mbështetjen e tyre, asgjë nuk do të kishte qenë e mundur.

Ne fund, do doja t’ia dedikoja këtë çmim vendit tim të dashur, Shqipërisë, ku linda u rrita e mora dijet e para dhe të gjithë njerëzve në veçanti atyre të prekur nga tërmeti. Siç thotë edhe shprehja: ‘Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë’. Vazhdoni të qëndroni të palëkundur. Jam pranë jush. Jemi të gjithë shqiptarët bashkë anembanë botës. Kjo na jep forcë e na bën krenarë. Faleminderit të gjithëve. tpz

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME