Lajme

Artan Hoxha: Dy grupe rivale po i presin “krahët” njëri tjetrit, policia palë!

Gazetari Artan Hoxha foli në Radarin Informativ me gazetaren Jonida Shehu në lidhje me atentatin mafioz që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e të shtunës ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Erigers Mihasi dhe Armando Dumani. Hoxha deklaroi se kemi të bëjmë me një konflikt të vjetër mes dy grupeve rivale në kryeqytet që kanë qenë bashkë për shumë kohë në binzesin e lojërave të fatit. “Një nga viktimat ka dhënë një ide se me çfarë kemi të bëjmë. Ajo me të cilën kemi të bëjmë  është për shkak të ngjarjeve të mëparshme. Kur u dha emri i viktimës Erigers Mihasi jepen edhe ngjarjet me të cilat ai është përfshirë. Këto ngjarje tregojnë se kush e mbronte dhe kush financonte për lirimin e tij.

Kemi të bëjmë me një konflikt mes dy grupeve rivale në kryeqytet që kanë qenë bashkë për shumë kohë në lojërat e fatit. Pas ngjarjes në Bllok kemi një situatë tjetër. Ata nuk janë më në Tiranë, janë spostuar. Disa janë jashtë, disa nuk rrinë më në kryeqytet. Hyjnë ndonjëherë natën”, tha Artan Hoxha për ABC. Artan Hoxha u shpreh se, ka njerëz brenda policisë që japin informacione për njërën ose tjetrën palë.

“Dy qitës qëllojnë në ecje në një kuadrat që edhe kur je në vend nuk mund t’i fusësh të gjithë predhat. Kanë qëlluar me kallashnikovë në ecje. Dyshimi im nuk është thjesht konflikti mes grupeve ku luhen miliona euro. Njerëz nga brenda radhës policisë japin informacione për njërën ose tjetrën palë. Ky është vetëm atentati i radhës. Përmenden vazhdimisht të njëjtit emra. Dihet kush është grupi. Grupet nuk kanë goditur dot kokat. Po i presin krahët njëri tjetrin. Dy grupet kanë treguar që kanë shumë para dhe vazhdojnë bizneset e paligjshme”, deklaroi Artan Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: