Lajme

Artan Hoxha: Më kanë shpallur non-grata, nuk mund të mbyllim sytë, “Grekët më ofruan pasaportë në këmbim të heshtjes”

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Log’ është shprehur lidhur me ditën e djeshme të ‘JO’së greke, ku u mblodhën shumë figura të ndryshme, përfshirë minoritarë të shumtë dhe familjarë të Kacifasit.

Hoxha solli në vëmendje faktin se nuk duhet të lejoheshin varrezat memoriale të grekëve në një territor ku ende ka pretendime kufitare.

Më tej ai shtoi se në Greqi ishte “non-grata” dhe gjithashtu zbuloi se grekët i kishin ofruar atij që t’i hiqnin të gjitha penalitetet nëse ai do të heshte lidhur me këto çështje.

“Më kanë ofruar në këmbim të heshtjesh. Më kanë shpallur “non grata”. Në këmbim të heshtjes më kërkuan të heshtja dhe më thanë të japim dokumentet dhe pasaportën greke. I respektoj se kam shumë miq. Se kam punuar atje. Por kam zgjedhur të mbaj pasaportën time.

Sot nuk mund ti tolerojmë. Incidentet janë të pashmangshëm. Vijnë autobusë me nxënës grek. Vitin e kaluar më janë ofruar të më hiqen të gjitha penalitetet më janë ofruar dokumentet. E kuptoni si është situata. Në terren. Nuk mund të mbyllim sytë dhe të lejojmë varreza memorialë. Nuk mund të vendoset pikërisht aty në vijë të kufirit ku ka pretendime territoriale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: