Categories Lajme

Artan Lame sqaron sherrin me pronarët e tokave në Lukovë

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Pronave, Artan Lame gjatë intervistës së dhënë për emisionin “Unpublished” në Euronews Albania ka folur për përplasjen që pati me banorët në Lukovë, rreth dy javë më parë.

Lame kishte shkuar të takonte banorë të disa zonave në Lukovë për çështjen e regjistrimit të pronave, proces që edhe pse kanë kaluar 30 vite, shumë shqiptarë nuk gëzojnë të drejtën e një dokumenti pronësor. Takimi, ku merrte pjesë dhe kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u shoqërua me tension ku disa nga banorët kërkuan largimin e kreut të Agjencisë Shtetërore të Pronave.

“Jo nuk u largova nga ai takim, përkundrazi unë e kam publikuar vetë videon e fillimit dhe vazhdimit të atij takimi. E publikova pikërisht për të treguar se sa emocional janë njerëzit pas 30 vjetësh që presin por nga ana tjetër kur je në gjendje t’ua shpjegosh gjërat, t’i ulesh në tavolinë, t’u mbushësh mendjen, qetësohen dhe i binden ligjeve të shtetit. Sepse në fund të fundit, e vetmja mënyrë për t’i bërë pronarë përfundimisht, është kjo që po bëjmë tani, regjistrimi në Kadastër e pronave të tyre”, u shpreh kreu i Agjencisë Shtetërore të Pronave. Lame gjatë intervistës deklaroi se, ka një plan për regjistrimin e pronave në jug.

Sipas tij, Kadastra e Vlorës do të ristrukturohet pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme në harkun kohor të 10 muajve. Regjistrimi do të bëhet nga ekipe nga Tirana me matje në terren dhe hedhje të të dhënave në një hartë të përbashkët. Aty pritet të dalin në dritë mbivendosjet dhe abuzimet që pretendojnë banorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME