Categories Lajme

Artdashësit vlonjatë mirëpresin koncertin “Miqësia historike midis dy kulturave, Shqipëri-Rumani”

Artdashësit vlonjatë mirëpresin koncertin “Miqësia historike midis dy kulturave, Shqipëri-Rumani” Ditën e hënë, 21 nëntor 2022 në orën 18.00 në qytetin e Vlorës, në Pallatin e Kulturës u mbajt një koncert simfonik me vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe rumunë.

Koncerti i kësaj mbrëmjeje ishte i pari nga tri koncertet që po zhvillohen në kuadër të projektit “Miqësia historike midis dy kulturave, Shqipëri-Rumani” që bëhet i mundur nga mbështetja e Departamentit për Rumunët e Kudondodhur në Rumani.

E gjithë kjo nismë po mbahet në atmosferën e festave kombëtare të të dy popujve dhe në prag të festimit të tyre. Këtë vit më 28 nëntor populli shqiptar do të përkujtojë 110-vjetorin e këtij akti patriotik.

Gjithashtu këtë vit, më 1 Dhjetor populli rumun do të nderojë Festën Kombëtare që pritet të festohet nga të gjithë rumunët e kudondodhur.

Organizatorët kishin përzgjedhur për nisjen e kësaj jave kulturore Vlorën, qytetin simbol të Pavarësisë së popullit shqiptar jo vetëm për rëndësinë e madhe që ka ky qytet në historinë e kombit, por edhe për të treguar lidhjen mes aktit të Pavarësisë dhe fakteve historike që lidhen me të: të gjithë e njohin rolin e komunitetit shqiptar të Bukureshtit dhe rrugëtimin historik të burrave të kombit deri në shpallje të pavarësisë.

Ndërkohë, qyteti i Vlorës njihet edhe për praninë e rëndësishme të pakicës arumune, si një nga 9 pakicat kombëtare të njohura me ligjin shqiptar, 96/2017.

Në këto caste që flasim në Vlorë është në zhvillim e sipër edhe një projekt që ky Departament po realizon në një nga fshtatrat e zonës, Mekat, ku jeton një pakicë arumune. Projekti është i fushës së arsimit dhe është mirëpritur dhe zhvilluar në bashkëpunim me banorët e zonës dhe komunitetin vendas.

Aktiviteti i fillimit të kësaj jave kulturore u zhvillua me kontributin e studentëve dhe të profesorëve të Fakultetit të Muzikës nën drejtimin artistik të Prof. Dr. Isak Shehu, Dekan i këtij Fakulteti në Universitetin e Arteve, Tiranë.

Programi nisi me një nga veprat e veçanta të kompozitorit emblemë të kulturës muzikore rumune Xhorxhe Eneskut. Vepra pasuese ishte Kapriçi Simfonik i kompozitorit Nestor Kraja, e titulluar “Vallja e shtrigave”. Violinisti i njohur Lorenc Radovani interpretoi “Baladën për violinë e orkestër harqesh” të kompozitorit rumun Çiprian Porumbesku, vepër e autorit të Himnit tonë Kombëtar.

Më pas përsëri nga violinisti Lorenc Radovani u interpretua një baladë tjetër shqiptare. “Baladë për violinë e orkestër” e kompozitorit Pjetër Gaci. Në përfundim të këtij programi artdashësit vlonjatë ndoqën një nga veprat klasike të kulturës muzikore rumune e pikërisht atë të kompozitorit Konstantin Dimitresku e quajtur “Valle fshatare” për orkestër. Ky koncert u drejtua nga dirigjentët Alqi Lepuri “Artist i Merituar” dhe Altin Buli, ky i fundit i diplomuar në institucionet arsimore rumune.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME