Lajme

Arti në zi/ Sëmundja e rëndë i mori jetën regjizores shqiptare Vjosa Berisha

Një lajm i trishtë ka ardhur sot për artin shqiptar. Ka ndërruar jetë në një spital të Londrës si pasojë e një sëmundjeje të rëndë regjisorja e njohur shqiptare Vjosa Berisha.

Regjisorja nga Kosova po përballej prej kohësh me kancerin. Lajmin e trishtë e bëri me dije partneri i saj, Fatos Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në një intervistë që dha pak muaj më parë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Vjosa rrëfeu betejën e ashpër me këtë sëmundje. Ajo thoshte se nuk e konsideronte veten një paciente pasi kjo nuk e kishte privuar të bënte gjërat që donte.

Ajo përcolli dhe një mesazh të fortë për të gjithë ata që janë prekur nga sëmundje të tilla. “Mendoj se ato vajza dhe gra dhe burra, të cilët janë me kancer dhe familjet e tyre të kenë parasysh se është shumë me rëndësi që gjatë kësaj periudhe të dëgjojnë këshillat e doktorëve.

Të kujdesen për ushqimin dhe aktivitetet fizike sepse janë disa gjëra kyçe që ndikojnë shumë në kancer. Nuk është fundi botës, ajo që më ka ngushëlluar është se dëgjoj shumë raste që janë shëruar sesa raste fatale. Kjo më bën të mendoj se ka shpresë dhe të bëj më të mirën për t’u kujdesur për veten.“, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close