Categories Lajme

Arti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta muzikanti i njohur

Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë kitaristi, Mehdi Prodani në moshën 91 vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë i ditur këngëtari Voltan Prodani, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale. “Lamtumire i shtrenjti yne! Babai i Kitares.Mehdi Prodani. I dashur Mehdi! Na lendove keq,, me ikjen tende te qete sot papritur, ti ishe mjeshtri virtuoz i kitares. I paharruar do jesh ne zemrat tona! Lamtumire Mehdi Prodani Te engjejt aty lart te prehesh o i shtrenjti yne.”- shkruan ai.

Në fillimet e karrierës së tij, Mehdi Prodani vlerësohej si një ndër kitaristët më të mëdhenj të Shqipërisë. Prodani shërbeu si mësues në kitare për shumë të rinj, mes të cilëve këngëtares së madhe, Vaçe Zela. Në vitet e fundit të jetës, Mehdi Prodani kompozoi dhe interpretoi, ku ndër ta është spektakli “12 vallëzime pa një të shtunë”. Para se të ndahej nga jeta, Mehdi Prodani po bënte përgatitje që të gjitha krijimet e tij t’i përmblidhte në një album dhe në një koncert recital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME