Categories Lajme

Artur Meçollari padit Shtabin dhe Ministrinë e Mbrojtjes

U hoq nga drejtimit si numri një i forcave të armatosura detare, Artur Meçollari i kërkon gjykatës të jap komandën e kapitenit të marinës shqiptare. Padia e Meçollarit është regjistruar pak ditë më parë në gjykatë, ku ai ka paditur ish eprorët e tij shtabin e përgjithshëm të ushtrisë dhe ministren Olta Xhacka.

Më 26 Gusht 2020 Meçollari u largua nga posti i zv.komandatin të forcave detare pasi media publikoi pamjet se si anija e flotës ushtarake ishte dekoruar për një ceremoni private martesore. Asokohe Artur Meçollari e mohoi që anija të ish dekoruar me urdhrin e tij e të ishte lejuar ceremoni private, duke thënë se gjithçka kish ndodhur me një telefonatë nga eprorët e tij në Ministrinë e Mbrojtjes.

Padia e Meçollarit është e dyta në pak ditë ku ushtarakët e lartë shqiptarë të larguar nga detyra kërkojnë rikthimin, më herët ishte ish shefi i shtabit Brdhyl Kollcaku që kërkoi pagën dhe gradën në gjykatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME