Categories Lajme

As sot s’ka takim Kurti – Mustafa

Për sot nuk është planifikuar ndonjë takim në mes të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e Isa Mustafës, liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, merr vesh Gazeta Express Që nga dita e hënë, kur edhe ishte thënë se VV-ja e LDK-ja do të finalizonin marrëveshjen për koalicion, por, që ndodhi e kundërta, nuk ka pasur takim në mes të dy partive që po tentojnë ta formojnë qeverinë e ardhshme. Të hënën, LDK-ja ia vuri në tavolinë të diskutimit disa kushte partisë së Albin Kurtit, e njëra ndër to ishte edhe pozita e presidentit. Përveç kësaj, Isa Mustafa kërkoi hise të barabartë me VV-në edhe në ministri. Si zgjedhje të parë e patën Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Derisa Vetëvendosja nuk i pranoi këto kushte që i pati LDK-ja, Glauk Konjufca, njeriu i dytë më i votuar në VV, tha në emisionin Pressing në T7 se nuk negociojnë për presidentin, e bëri të ditur se MPB-ja ishte dikaster për të cilin kishin premtuar edhe gjatë fushatës. LDK-ja deklaratat e tij i konsideroi si ofendime, e për ditën e djeshme u anulua takimi i planifikuar Kurti – Mustafa. Kjo u pa edhe si shenjë që koalicioni po shkonte drejt dështimit.

Mirëpo, të mërkurën, partia e Isa Mustafës lëshoi edhe një komunikatë për media ku potencuan se me VV-në do të vazhdojnë diskutimet për koalicion, e që nuk iu nënshtrohen presioneve publike.“Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të respektojë dhe zbatojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Në këtë drejtim, ne kemi shprehur vazhdimisht gatishmërinë dhe zotimin tonë të palëkundur në arritjen e një marrëveshjeje bashkë qeverisëse me LVV-në, bazuar në fuqinë politike që u kanë dhënë votuesit dy partive, në frymën e bashkëpunimit drejt mbrojtjes dhe avancimit të interesave shtetërore të Kosovës”, u bë e ditur. Pas kësaj komunikate, edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, hodhi poshtë zërat se po dështon lidhja e një koalicioni qeverisës me VV-në. “Ne kemi punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK-së dhe LVV-së. Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim”, ka shkruar ai. Ndryshe, raportohet se Albin Kurti do të marrë pjesë sot në konferencën e mbajtur në Berlin “Ballkan Dialogues” (Dialogët Ballkanas), organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME