
Kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretariatin e Partisë Socialiste.
Burime nga Asambleja e PS bëjnë të ditur se struktura drejtuese e PS do të plotësohet në shtator.
Vetëm Damian Gjiknuni është zëvendësuar dhe postin e tij si sekretar i përgjithshëm e ka marrë Blendi Klosi.
1-Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
2-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
3-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
4-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
5-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
6-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
7-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
8-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj
Po ashtu, sot në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste u mor edhe vendimi për të emëruar Bledi Çuçin si kryetar të Grupit Parlamentar të PS.
Çuçi e komentoi shkurt emërimin e tij, duke thënë për gazetarët se “është një përgjegjësi e madhe”.
Ndërsa Damian Gjiknuri i pyetur nga gazetarët për shkarkimin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, duke thënë se “më e mira do të bëhet”.
Më herët u fol edhe për ndryshime në qeveri, ku u raportua edhe për shkarkimin e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, por këtë gje e mohoi kryeministri Rama.
Ndërsa vetë Brahimaj u shpreh se “janë thashetheme vere, pasi as nuk është shkarkuar dhe as ka dhënë dorëheqjen”.
Kujtojmë që mbledhja e sotme e Asamblesë së PS zgjati vetëm 50 minuta.