Categories Lajme

Asgjësohen 2760 bimë dhe 510 fidanë kanabis në Shkodër

Faza e pestë e megaoperacionit policor të koduar “Alpe të pastra” për goditjen e veprimtarisë së kultivimit të lëndëve narkotike është shtrirë në 2 ditë.

Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 460 bimë kanabis, që u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj, njësia adminstrative Shalë. Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan 2300 bimë kanabis që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Pepaj, njësia administrative Shosh, si dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë.

Në lidhje me veprimatrinë kriminale është shpallur në kërkim 65-vjeçarja me iniciale A.M., e cila është konstatuar falë dronëve teksa kujdesej për bimët nërkotike në fshatin Lotaj.

Gjatë 2 ditëve të zhvillimit të kësaj faze, u angazhuan 40 forca policore dhe u përdorën 3 dronë, për kontrollin e territorit malor të disa fshatrave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME