Lajme

“Ashtu bënim dhe ne në opozitë”, Gjiknuri: Komisionet Hetimore janë teatër kot

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, numri 2 i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se komisionet hetimore janë një teatër i madh politik, të gjitha palët i japin një rol vetes .Ai tha se po tu heqësh kamerat atyre që janë në komisione dalin dhe pinë cigare në korridor aty dhe ja mbaroi hetimi.

Gjiknuri: Këto komisionet hetimore janë një teatër i madh politik, të gjitha palët i japin një rol vetes aty dhe janë gjërat më të dështuara që kanë qenë aty. Edhe ne kur kemi qenë në opozitë, por edhe këta që janë sot, është teatër që të marrin mikrofonin dhe të flasin.

Po tu heqësh kamerat dalin dhe pinë cigare në korridor aty dhe ja mbaroi hetimi. Hetimet bëhen nga drejtësia dhe nuk bëhen nga politika. Këto janë teatro kot./Oranews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: