fbpx
Lajme

“Askush të mos guxojë”, Meta mesazh të fortë ambasadorëve të huaj: Nëse preket një votë, nuk do të pranoj më asnjë…

Presidenti Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë duke i dhënë një mesazh ambasadorëve të huaj në vendin tonë se nëse në zgjedhje preket një votë, kreu i shtetit nuk do pranojë asnjë ndërmjetësim të huaj.

“Unë nuk do pranoj më asnjë ndërmjetësim të huaj ta dëgjojë ai e kushdo në rast se do preket një votë në Republikën e Shqipërisë, kaq i thoni atij. Shpresoj të reflektohet. Unë nuk kam më çfarë të ul, i kam thirrur palët në zgjedhjet vendore për të shmangur kaosin.

Shqipëria nuk i dhimbset dhe nuk mund t’i dhimbset askujt më shumë se sa një shqiptari”, tha Meta në Syritv.

Presidenti Meta foli gjithashtu për 3 parime teksa paralajmëroi: “Askush te mos guxoje me nga sot e ne vijim te preke qofte edhe nje vote se do te marre nje pergjigje te paimagjinueshme. Kushtetuta duhet te jete e paprekshme. Aktet e tradhetise duhet te marrin ndeshkimin me te larte. Keto jane tre parimet apo tre shtyllat mbi te cilat mbeshtetet qendrimi im”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button