Categories Lajme

Asnjë shenjë për Arjanin, zjarrfikësi: Ngjarja më e rëndë në 30 vite punë

Prej tre ditësh magazina e një qendre tregtare ne Tiranë ka qenë në pushtetin e flakëve, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë për trupin e 33-vjeçarit, Arjan Sala që mbeti i izoluar.

Mbrëmjen e sotme ekipet e shpëtimit kanë nisur të kërkojnë me qen në katet e nëndheshme të magazinës.

Aktualisht janë disa grupe që po kontrollojnë me qen në vatrën ku shpërtheu zjarri. Momentalisht nuk ka flakë brenda katit të nëndheshëm dhe kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë natës.

Përparim Boshnjaku, komandant i grupit të stacionit kryesor në qendrën e zjarrfikësve në Tiranë në një intervistë për gazetaren Xhensila Kodra, live në Radar Informativ e ka cilësuar këtë ngjarje si më të rëndat në punën e tij 30-vjeçare si zjarrfikës.

Ndërkohë, që ende nuk ka asnjë shenjë për Arjanin, Boshnjaku shprehet se situata është nën kontroll.

“Dua ti shpreh ngushëllimet familjes së Arjanit. Është ngjarja më e rëndë që na ka ndodhur. Por përjetojmë edhe ne si familjarët . Nuk kemi qetësi derisa të gjejmë trupin. Zjarri është drejt eliminimit. Po kërkojmë me qen. Çdo gjë është nën kontroll”, thotë ai.

Më tej zjarrfikësi, hedh poshtë pretendimet e familjarëve për mungesë të pajisjeve, ndërsa shton se janë ndihmuar nga shërbimet zjarrfikëse të Durrësit, Elbasanit dhe Rinasit.

“Që në fillim jemi lajmëruar, kemi ardhur nga banesat tona dhe i kemi marrë pjesë në fikjen e zjarrit. Zjarri ka qenë në situatë të vështirë. Ishte një situatë shumë e vështirë. Na është lajmëruar që ka person brenda. Jemi munduar të kërkojmë edhe personin. Mjetet i kemi pasur. Kanë qenë të instaluar aparatet që mbusheshin me oksigjen.

Për momentin duhet ti falenderojmë, na është përgjigjur Durrësi dhe Elbasani. Plus që kishim edhe pajisjet tona. Na sollën edhe ata të Rinasit. Për njoftimin nuk kam informacion. Kam ardhur i gatshëm, në 17.30. Materialet që janë djegur janë me lëndë shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje. Ka qenë shumë e vështirë, pa mjetet e shpëtimit. Duhet të furnizoheshim me bombola ajri”, thotë ai.

Gjithashtu, Boshnjaku tregoi një moment të vështirë, kur edhe vetë mbeti një moment i izoluar brenda magazinës.

“Për momentin kemi kërkuar planimetrinë e ndërtesës, si mund të ndërhynim. Kemi marrë informacione për parametrat. Magazina ishte shumë e madhe. Në këto momente e kemi të gjithë magazinën nën kontroll. Terrenin kryesor e kemi kontrolluar.  Herën e katërt që hyra me aparat, ndodhi një defekt, dola deri te shkallët më ndihmuan kolegët e mi. Për momentin është e rëndësishme që të gjendet trupi i viktimës”, tha ai. g.v/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME