Categories Lajme, Politike

Astrit Patozi prezanton koordinatorin për Shkodrën dhe Lezhën/ Ja për cilin bëhet fjalë…

Astrit Patozi, ka prezantuar koordinatorin e forcës politike që ai drejton, për qarqet Shkodër dhe Lezhë. Bëhet fjalë për Tonin Uldedajn, një figurë shumë e njohur politike në këto zona.

Postimi i Patozit: TONIN ULDEDAJ, KOORDINATOR I BINDJES DEMOKRATIKE PËR SHKODRËN DHE LEZHËN

Bindja Demokratike mandatoi sot zotin Tonin Uldedaj si koordinator të saj në qarqet Shkodër dhe Lezhë për zgjedhjet e 25 prillit. Bordi Drejtues i BD e mori me unanimitet vendimin, pas një mbledhje të shkurtër, që u thirr posaçërisht për këtë çështje.

Zoti Uldedaj është ekonomist i lartë dhe figurë shumë e njohur politike në zonat, që është caktuar të mbulojë, me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat. Pas vitit 1991 ka qenë përgjegjës sektori në Ndërmarrjen e Peshkimit në Shkodër. Për katër vjet ai ka ushtruar detyrën e kryetarit të njësisë administrative Shëngjin, ndërsa për 8 vjet me radhë ka qenë kryetar i këshilltarëve të opozitës në Bashkinë e Lezhës.

Më herët ai ka ushtruar edhe detyrën e nënkryetarit të këshillit bashkiak të Lezhës, si dhe ka qenë për 8 vjet me radhë kryetar bordit të ujësjellës kanalizimeve në atë qytet. Po kështu ai ka qenë për 6 vjet nënkryetar, 4 vjet sekretar, dhe mbi 12 vjet anëtar kryesie i degës së Partisë Demokratike të Lezhës.

Pas takimit me bordin drejtues të BD zoti Uldedaj dha një prononcim të shkurtër, ku theksoi:

Dua të falënderoj kryetarin e partisë Bindja Demokratike, zotin Patozi, për mundësinë dhe besimin njëkohësisht, që të përfaqësojmë një parti të djathtë në dy qarqe kryesore të vendit. Në fakt, janë dy qarqe që njihen si bastione të demokracisë në Shqipëri, Shkodra dhe Lezha.

Unë i them kryetarit që këtë besim do ta përkthejmë në mandat, edhe për këtë jam mëse i sigurt. Këtë e bazoj te pjesa që kemi më tepër se 15 vite që kontribuojmë dhe i njohim mirë ato zona, sepse ne kemi investuar atje. Mendimi im është që në demokraci njerëzit të kenë mundësi të zgjedhin, pra demokratëve dhe të djathtëve në këto zona ne do t’u japim një mundësi tjetër për të zgjedhur dhe kjo besoj se është demokracia e vërtetë.” – kështu ka shkruar Astrit Patozi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME