Categories Lajme

Astrit Patozi publikon foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe plas deklaratën e fortë

Kreu i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar me rastin e 30-vjetorit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës në Tiranë.

Teksa kanë kaluar 30 vite nga dita kur u mendua se iu dha fund komunizmit, Patozi shkruan se tanimë kemi një regjim hibrik me një përqëndrim të frikshëm të pushtetit. Sipas Patozit ndryshimi i vetëm është se nuk kemi si dikur një prijës të vetëm, tanimë jemi me dy krena, si shqiponja e flamurit.

Postimi i plotë: TANI ENVERIN E KEMI DY NË NJË Para 30 vjetësh u gëzuam se rrëzuam bustin e Enver Hoxhës, me shpresën se e kishim lënë pas diktaturën, si rastin ekstrem të autokracisë.

Sot jetojmë në një sistem, që kemi qejf ta quajmë demokraci, por që në fakt është një regjim hibrid me një përqëndrim të frikshëm pushteti. Ndryshimi i vetëm është se autokracinë nuk e kemi më si dikur me një prijës të vetëm, por tanimë me dy krena, njësoj si shqipja e famurit.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, pikërisht ata të dy, të cilët së bashku na e kthejnë më tepër se kushdo tjetër kujtimin e diktatorit, na kujtojnë çdo vit për 20 shkurtin si një datë të shënuar, për të cilën duhet të ndjehemi të lumtur si shqiptarë. Ndaj edhe refuzimi i tyre më 25 prill është mënyra e vetme që në Shqipëri të nisë ndryshimi, për t’u larguar realisht prej fantazmave më të errëta të historisë sonë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME