Lajme

Astronomët zbulojnë një yll 100 herë më të madh se Dielli

Astronomët kanë zbuluar një yll gjigant me dritë të paqëndrueshme, i cili është 100 herë më i madh se Dielli. Ai ndodhet afër “zemrës” së Rrugës së Qumështit.

Në bazë të vëzhgimeve me teleskop u zbulua se përgjatë disa qindra ditëve, ylli me madhësi të jashtëzakonshme, që ndodhet 25 mijë vite drite larg, e veniti dritën për 97 për qind dhe pastaj ngadalë iu kthye drita e mëparshme.

Errësimi i papritur dhe dramatik i këtij ylli ndoshta u shkaktua nga një planet që bënte orbitë ose nga ndonjë yll tjetër me disk pluhuri që ka kaluar para tij dhe e ka bllokuar dritën, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“U duk sikur doli nga askund”, tha Dr. Leigh Smith nga Instituti i Anatomisë në Universitetin e Kejmbrixhit për errësimin e papritur të yllit.

Për shkak se ylli i madh ndodhej në një zonë aq të dendur të gjithësisë, hulumtuesit u hamendën nëse një objekt i panjohur ka mundur të qëndrojë rastësisht para tij që të mos shihet nga Toka.

Sidoqoftë, gjasat janë më të mëdha që errësimi i papritur të jetë shkaktuar nga disku i pluhurit të një planeti orbitues ose nga një yll tjetër.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: