fbpx
Lajme

Ata do të donin të mos mbeteshin vetëm!

(Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve) Pleqëria duket se betejën më të madhe e ka me vetminë dhe me bilancin. Humbja e moshatarëve, largimi i fëmijëve, nipërve dhe mbesave, shkëputja e lidhjeve sociale që ofronte puna apo të qenit aktiv në jetën sociale, bëjnë që të moshuarit të ndihen shpesh vetëm.

Madje ky është një nga burimet më të mëdha të stresit për moshën e tretë. Kjo i dëmton ata më shumë se pamundësia fizike/mendore dhe se sëmundjet me të cilat përballen. Ndaj shoqëria dhe familja duhet të tregojnë vëmendje dhe kujdes për ta “kuruar” vetminë.

Bilanci i një jete të kaluar, me sfidat dhe arritjet, është një nga preokupimet e moshës së tretë. Integrimi i së shkuarës në përjetimet e të moshuarve është një sfidë, ashtu siç është të kuptuarit se ajo që ke jetuar ia ka vlejtur pavarësisht nga arritjet apo dështimet. Të moshuarit që nuk arrijn dot të pranojnë “bilancin” e jetës së tyre, nuk janë në paqe dhe ky mund të jetë një burim i madh stresi. Brezat e kanë për detyrë që ti bëjnë ata të ndihen të lehtësuar dhe të integrojnë brenda vetes të shkuarën e tyre.

Të moshuarit kanë nevojë për ne, po aq sa ajri që marrin frymë. Sot në ditën e tyre, duhet të ndërgjegjësojmë secilin për të bërë atë që duhet për moshën e tretë. Nesër do të jemi ne si ata, ndaj më të rinjtë mund ti mësojmë jo duke predikuar, por duke i shërbyer me modelin tonë të kujdesit ndaj të moshuarve.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button