Categories Lajme

Atentatet në Athinë e Tiranë i kreu i njëjti person? Hetuesit grekë: Ngjashmëritë fizike dhe të maskimit në të dy vrasjet janë të njëjta

Në kohën kur Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk kanë asnjë të dhënë në lidhje me ekzekutimin mafioz të biznesmenit fierak, Edmond Papaj, hetuesit grekët kanë hedhur pista të qarta për atentatin e Athinës, duke hidhur dritë mbi një mekanizëm identik vrasjesh mes asaj të Tiranës dhe të Athinës.

Hetuesit grekë hapur dosjet e dy viktimave të të dielës mbrëma dhe kanë verifikuar se shënjestra e atentatit është një person i përfshirë në disa akte, ku më kryesori lidhet me trafikun e drogës. Kreshnik Çerçizaj, vlonjati që u akuzua dhe u dënua edhe në vendin tonë më herët, dyshohet se ka qenë nën akuza jo vetëm për trafik droge, por ai, sipas mediave greke, është i dyshuar edhe për gjobëvënie biznesesh.

Hetuesit grekë janë të bindur se shënjestër e atentatit që ndodhi në Athinë ka qenë personi që njihej me emrin Niko, bëhet fjalë për shtetasin vlonjat, që në vendin tonë më herët është njohur si skafist klandestinësh. Shqiptari i ekzekutuar ishte miku i personit që e shoqëronte në kafenenë ku u duk se mbiu nga hiçi një person i maskuar dhe me një armë në dorë.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë së ambientit shikohet se personi futet i qetë, qëllon mbi Kreshnikun dhe më pas ia drejton armën edhe personit tjetër, me të cilin duket se nuk ka problem dhe se nuk ka për qëllim ta vrasë. Mediat greke pretendojnë se miku i viktimës, nuk ka humbur jetën nga plagët e plumbit, por nga një arrest kardiak.

Ndonëse u tha se ai kishte një plagë plumbi në gjoks, ende nuk dihet saktësisht se cili ka qenë shkaku real i vdekjes së tij. Vrasësi ka ikur në këmbë dhe saktësia me të cilën është kryer krimi i ka shtyrë hetuesit të hapin skedat e një mori personash që dyshohen si ekzekutor në disa vrasje të pazbardhura.

Ata kanë tentuar të hetojnë edhe aktivitetet e tyre në vendin tonë sidomos pas ngjashmërive të dy akteve kriminale që ndodhen në harkun e 50 orëve njëra në  Tiranë dhe tjetra në Athinë.

Ndonëse ende grupi i ekspertëve të kriminalistikës në Tiranë nuk ka folur mbi çfarë kanë zbuluar në lidhje me identikitin e atentatorit të Edmond Papës, ndërkohë që për shkakun e vrasjes së tij është lënë gjithnjë fakti që ai dyshohej për të shkuar të trazuar. Mediat greke kanë ngritur dyshime të forta se pas ekzekutimit të dy shqiptarëve në një lokal në Athinë mund të jetë i njëjti person që vrau në Tiranë Edmond Papajn.

Mediat e Athinës shkruajnë se nga këqyrja e pamjeve filmike të vrasjes së dyfishtë në Athinë dhe vrasjes së biznesmenit Edmond Papa në Tiranë, krijohen dyshime se mund të jetë i njëjti ekzekutor. Autoritetet i lidhin tre vrasjet me tregtinë ndërkombëtare të drogës dhe një ngarkesë të “zhdukur” me vlerë qindra mijëra euro.

Ekzekutimi i dyfishtë në një kafe-bar të “Nea Smyrna” të Athinës mbrëmjen e së dielës duket të jetë një hallkë në një zinxhir më të madh krimesh.

Autori vrau me gjakftohtësi dy burrat shqiptarë të njohur për autoritetet. 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, ishte i njohur për autoritetet për përfshirjen e tij në një sërë “degësh” të botës së krimit, nga lëndimi i rrezikshëm trupor deri te mbajtja/përdorimi i armëve dhe nga trafiku i drogës e deri te trafiku i qenieve njerëzore, në Greqi dhe Shqipëri, madje në tokë dhe det me incidente në të cilat humbën jetë njerëzish.

Në zonën e Nea Smyrnia, për shkak të përfshirjes së tij në qarqet mbrojtëse, ai njihej si “Nikos Koleksionisti”.

44-vjeçari Armando Ogranja ishte proceduar penalisht për përfshirje në rastet e lojërave të paligjshme të fatit dhe informacionet thonë se ai kërkonte të “fuste” në mbrojtje dyqanet në “Nea Smyrni”.

Në këtë rast viktima ishte Edmond Papa, një person me një aktivitet të gjerë biznesi që përfshin, ndër të tjera, një njësi hoteliere buzë detit në Sarandë dhe një qendër tregtare. Informacionet bëjnë me dije se ai në të kaluarën ka pasur përfshirje dhe arrestime të rënda për trafik droge”, shkruan media greke.

Nga materiali vizual që ekziston nga të dy sulmet, rezulton ekzekutori në të dyja rastet mund të jetë i njëjti person, pra të ketë ekzekutuar viktimën e parë në Tiranë pasditen e së premtes, ka udhëtuar për në Athinë dhe ka ekzekutuar dy personat në “Nea Smyrni” natën e së dielës dhe më pas është larguar.

“Pamjet fizike të vrasësit, lëvizjet dhe trupi, veshja, kapuçi dhe maska kirurgjikale, madje edhe praktika e tij e pritjes së viktimave, tregojnë shumë të përbashkëta. Policia shqiptare duket se e lidh larjen e hesapeve me ‘zhdukjen’ e një sasie shumë të madhe droge. Për autorin nuk konsiderohet e pamundur që ai të jetë kthyer tashmë në Shqipëri”, shkruan media greke, Raporton Panorama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME