Lajme

Atentati i dështuar në Elbasan/ BMW-ja u vodh në Shkodër, zbulohet ID false që lëvizte kunati i Alibej

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i dështuar i të dielës në Elbasan. Personat e arrestuar të cilët ishin nisur drejt kryerjes së një ekzekutimi mafioz janë Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt dhe shetatsi Arsen Preci.

BMW X6, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse benzinë, rezulton e vjedhur më datën 6 shkurt në Shkodër.

Euronews Albania ka mundur të sigurojë dhe dokumentin grek të falsifikuar me të cilin qarkullonte në Evropë Arben Spahiu.

Arben Spahiu, 53 vjeç i cili është i martuar me motrën e Erjon Alibej është vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i cili u arrestua në tetor të vitit 2022 pasi iu gjet një arsenal armësh.

Kujtojmë se policia ka bërë me dije se personat e ndaluar kishin planifikuar kryerjen e krimi në qytetin e Elbasanit. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë, ndërkohë që po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në planifikimin e këtij atentati.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close