Një automjet është gjetur i djegur në aksin Leva-Tepelenë, në afërsi të Frakullës së Madhe, vetëm pak minuta pasi një atentat ndodhi në fshatin Panaja të Vlorës.
Automjeti dyshohet të jetë ai i autorëve të ngjarjes së rëndë ën Vlorë, ku deri më tani mësohet se janë shënuar dy viktima dhe 1 i plagosur, në makinën që është qëlluar në ecje.
Mësohet se makina e djegur është në një prej daljeve të rrugës, ndërsa pranë vendit të ngjarjes janë duke shkuar forcat zjarrfikëse.
Ndërkohë, mësohet se autorët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, dhe më pas i janë afruar paralel duke qëlluar me breshëri plumbash. Pas plumbave makina e viktimave përfundoi në kanal.