Lajme

Atentati ndaj dy vlonjatëve, gjendet një makinë e shkrumbuar në Durrës

Në Shën Vlash të Durrësit është gjetur një makinë e shkrumbuar plotësisht, që dyshohet se i përket autorëve të atentatit të mbrëmjes së djeshme, ku gjeti vdekjen Edison Harizaj nga Vlora, dhe u plagos Genci Caca, por ai ndodhet në vdekje klinike dhe mbahet në jetë me apartura.

 

Ngjarja 

Ata ndodheshin në një “Audi A8” kur janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burime policore, Makina e tyre ishte nisur nga Tirana dhe udhëtonte në drejtim të Kavajës.

Harizaj është 39 vjeç me precedente te meparshem dhe sipas burimeve policore, dyshohet se ishte pjese e grupit te Emiliano Shullazit.

Nga informacionet paraprake, mësohet se Policia po heton dy pista: larje hesapesh dhe hakmarrje.

“Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip ‘Audi’ është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin paraprak te Policise se Durresit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close