Categories Lajme

Atentati ndaj Gentian Bejtjes, policia e pyet për disa të fortë të Niklës, çfarë dihet derimë tani nga hetimet

Atentati i dështuar më datë 9 janar në zonën e Fushë-Krujës, ende nuk ka autor në pranga. Burime nga blutë e Krujës bëjnë të ditur se nuk ka më dyshime mbi shënjestrën, që ka qenë Gentjan Bejtja. Pistat ku janë shtrirë hetimet janë në disa ngjarje ku Bejtja dyshohet të ketë qenë i përfshirë, mes tyre krime kundër jetës e grabitje të bujshme në vlera të mëdha.

Policia ende nuk ka një provë konkrete mbi identifikimin e autorëve por çfarë dihet deri tani është pista që i ka dërguar hetuesit drejt dyshimeve të forta se janë nga e njëjta zonë, pra ajo e Fushë-Krujës. Referuar dinamikës së ngjarjes dhe provave të siguruara deri tani, nuk ka dyshime për vrasës me pagesë, por për persona që kanë tentuar ekzekutimin e Bejtjes për hakmarrje dhe prishje të interesave në aktivitet të paligjshëm.

Ai është pyetur nga hetuesit për disa emra problemtatik në Krujë dhe Fushë-Krujë, me dyshimet se mund të jenë përfshirë në ngjarje, por Bejtja në dëshminë e tij, nuk ka zbërthyer asgjë që do të ndihmonte hetuesit. Pavarësisht se janë sekuestruar një sërë kamerash sigurie, përfshirë ato të një karburanti pranë vendit të ngjarjes në afërsi të Niklës, nuk ëshë përftuar asgjë me rëndësi për hetimin. Kamera e sigurisë së karburantit nuk ka fiksuar monentet e atentatit për shkak edhe të rrezes së veprimit.

Për më tepër, në këtë drejtim, puna e hetuesve për zbardhjen e ngjarjes, ka ndeshur probleme edhe sa i përket kohës dhe vendit ku ka ndodhur atentati, në një orë të mbrëmjes ku mungojnë dëshmitarët, errësirës dhe aksit rrugor ku nuk ka shumë biznese të survejuara nga kamerat. Atentati ndodhi më 9 janar, teksa Gentjan Bejtja, person me precedent të theksuar kriminal, udhëtonte me mikun e tij Klodjan Stafuka.

Plumbat u sulën në breshëri ndaj tyre, teksa 41 vjeçari humbi drejtimin e mjetit. Ai dhe pasagjeri mbetën të plagosur lehtë nga përplasja e makinës, ndërsa braktisën vendin e ngjarjes dhe u drejtuan për tek Spitali i Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk përjashtohet mundësia ta ketë bërë një veprim të tillë për çështje sigurie./Faxweb.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME