
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën dhe 35 vite burg Arjol Halilajn, të cilët akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj iu bë atentat teksa udhëtonte drejt Tiranës, ndërsa në mjet ishte dhe Pëllumb Muharremit apo i njohur ndryshe si ‘Rrumi’.
Ndërkohë, tragjikisht nga të shtënat me armë mbeti i vrarë shoferi i Ndojit, Andi Maloku. Arjol Halillaj, u arrestua në maj pasi akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në atentatin që iu bë Ndojit.
Ndërsa Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, u prangos teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën ‘Benz’ ngjyrë gri.