Categories Lajme

Atentati në Vlorë, dyshohet se 33-vjeçari humbi të dyja këmbët. Niset drejt Tiranës

Hetimet e policisë në lidhje me atentatin me eksploziv të ndodhur pasditen e sotme në Vlorë janë përqendruar në të shkuarën e shënjestrës, 33-vjeçarit Indrit Sadedini.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavaresia’ . 33-vjeçari është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për një ndihmë të specializuar mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa dyshohet se si pasojë e shpërthimit ka humbur të dyja këmbët.

Indrit Sadedini i ka shpëtuar një tjetër atentati në vitin 2017. Në mjetin e 30- vjeçarit ishte vendosur një sasi prej 500 gramësh tritol, shpërthimi i së cilës do të shkaktonte v dekjen e sigurt të shënjestrës ne ecje.

Në atë kohë Sadedini ishte pronar i një lokali në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Po në muajin Prill të 2017-ës në lokalin që ai ka në zotërim u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Në atë kohë, Sadedini u procedua në gjendje të lirë nga policia për moskallëzim k rimi dhe që prej atëherë e ka lënë lokalin me qira. Më 20 prill 2017, në lokal u ekzekutua me a rmë 33-vjeçari Ergys Gjioveshaj dhe u p lagosën aksidentalisht edhe 3 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një femër.

Njoftimi i Policisë: Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10,  në lagjen “Pavaresia”,  jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar  shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë. 

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME