Lajme

Atentati në Vlorë, momenti kur trupat e pajetë nxirren nga makina

Dy trupat e pajetë të cilët u vranë nga një atentat mafioz në aksin Fier-Vlorë, në afërsi të mbikalimit të Panajasë, janë nxjerrë nga makina, e cila pasi është qëlluar me breshëri plumbash ka përfunduar në një kanal.

Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, makina e viktimave doli nga rruga dhe përfundoi një kanal pranë mbikalimit të Panajasë. Dy persona janë viktimat. Njëri prej tyre njihej eshte Sh. L nga Vlora dhe tjetri E .Xh.

Dyshohet se Vëllai i viktimës ka qenë i përfshirë në një ngjarje në plazhin e vjetër të Vlorës ku ka mbetur i vdekur një biznesmeni Arben Beqiraj.

Viktimat po iknin nga Vlora për në Fier, të njëjtën rrugë po bënin edhe autorët. Mësohet se autorët i kanë ndjekur viktimat, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov.

Autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa për autorët ende nuk ka asnjë gjurmë.

Kujtojmë se ngjarja kriminale vjen një ditë pas dy vrasjeve të tjera të ndodhura në Elbasan dhe në Sarandë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close