Categories Lajme

Atird Hoxha, Shqiptarët janë duke përjetuar krizën më të madhe ekonomike të viteve të tranzicionit

Kolaps ekonomik. Shqiptarët janë duke përjetuar krizën më të madhe ekonomike të viteve të tranzicionit. Varfëria ekstreme po shton përditë radhët e saj. Çmimet e artikujve ushqimor janë të papërballueshme për pagat e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Listat nëpër dyqane janë alarmante. Fuqia blerëse ka rënë. Pagat janë më të ultat në Rajon e në Evropë, po se po! Kriza e ka një emër.

Nuk është as Lufta e as Pandemia! As Ukraina që është në Luftë nuk po e përjeton Krizën si këtu tek ne, në Shqipëri! Kriza ka emrin – Edi Rama Njeriu që po e “qeveris” vendin pa asnjë program ekonomik, pa asnjë plan konkret për krizën, pa asnjë paketë sociale e njerëzore. Edi Kriza po e “qeveris” vendin vetëm me tekat e tij, arrogancën e pashembulltë, pushtetin absolut, shmangien nga përgjegjësitë, mospranimin e krizës e të tjera absurditete! Shqipëria po shkon drejt greminës ekonomike, drejt falimentit shoqëror.

Vetëm një pakicë e vogël përreth pushtetit të tij janë duke u pasuruar në kurriz të shqiptarëve, janë duke blerë Shqipërinë! Shqiptarët duhet të reagojnë, duhet të ngrihen, duhet t’i thonë “JO” gjithçkaje që po ndodh me jetën e tyre! Edi Kriza le të ngre satelitë, shqiptarët duhet të ngrenë nga pushteti absolut vetë atë! Shqiptarët duhet të ngrihen! Le të mblidhen në 7 korrik për të treguar se kanë dinjitet, se duan një jetë më të mirë, se nuk duan zgjedhë por zgjidhje, se duan paga të larta për të përballuar krizën që u ka shkaktuar një njeri i vetëm! Çështja nuk është më politike, nuk është më për fushatë, për vota.

Çështja nuk është as e PD dhe e Opozitës, por në kushtet kur sindikatat e shoqëria civile janë të kapura nga pushteti absolut, dikush duhet të organizojë protestat, si forma më e lartë e demokracisë, të cilën po e humbasim përditë. Vlonjatët dhe Shqiptarët duhet të reagojnë. Jo për Parti e Bindje, por për jetën e tyre, për familjet, për fëmijët, për të ardhmen. Duhet të refuzojnë atë që po bëjnë deri tani – pranimin e së keqes që po u merr peng jetën. Duhet të refuzojnë ikjen nga vend ii tyre, si një zgjidhje individuale për të ikur nga kriza e të gjithëve.

Dy paga normale nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet për ushqimet e muajit, por dy njerëz, dy zemra, atje në shesh, mjaftojnë për të reaguar, për të treguar se jemi qytetarë të denjë të Evropës dhe jo të një pushteti autokrat e gjithnjë e më pak demokratik. Vlonjatët e Shqiptarët duhet të bashkohen masivisht në protestën e datës 7 korrik. Edi Kriza duhet ta shoh me sytë e tij forvën e madhe të shqiptarëve të bashkuar, jo për të ndryshuar një pushtet, por për të dëshmuar se koha e NJËSH-it ka përfunduar dhe se askush nuk mund të sillet me ata kaq antinjerëzor e antikombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME