Lajme

Audio-përgjimi i gardistëve, grupi hetimor mbërrin në shtëpinë e Aleks Nikës, merren në pyetje familjarët

Prokuroria e Tiranës vijon hetimet në lidhje me audion e pretenduar për komunikimin e gardistëve më 21 janar 2011.

Raportohet se OPGJ e Tiranës ka shkuar në shtëpinë e Aleks Nikë ne Lezhe për te marre ne pyetje babain dhe xhaxhain e tij.

Aleks Nika u vra më 21 janar, por familjarët ende kërkojnë drejtësi. Xhaxhai i tij, Mark Nika konfirmoi dje se ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin, të cilit i ka kërkuar që çështjen ta marrë Prokuroria e Posaçme.

Mark Nika, tha se që prej muajit korrik 2022 ka në dorë audio-përgjimin, në të cilin ai thotë se është komunikimi mes gardistëve në momentin që ata hapën zjarr drejt protestuesve më 21 janar. Mark Nika thotë se e ka audio-përgjim, por sot nuk ia ka dorëzuar atë kreut të SPAK. Ai këmbëngul se nuk do ta dorëzojë audio-përgjimin nëse kjo çështje nuk i kalon SPAK, pasi nuk ka besim tek Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë, Mark Nika bën me dije se është ai që ia ka dhënë audio-përgjimin gazetarit Artan Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close