Lajme

Autobusi del nga rruga në Gjirokastër, lëndohet pasagjerja

Një autobus ka dalë nga rruga në Gjirokaster në orët e para të mengjësit. Policia informoi se mjeti i linjës Libohovë-Tiranë, ka shkaktuar dëmtimin e një pasagjereje e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjirokastër/ Informacion paraprak. Rreth orës 05:15 , njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, autobuzi i linjës Libohovë-Tiranë , me drejtues shtetasin A. Gj., ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar një pasagjere, shtetasja D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, e cila po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: