Lajme

Automjeti me dy persona ende në kanal, pamje nga vendi i ngjarjes në Fier

Një automjet është rrëzuar në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinzës. Për pasojë dyshohet se mund të kenë humbur jetën në vend dy persona. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes duket se ekipet në terren po përpiqen që të nxjerrin automjetin nga kanali.

Dyshohet se viktimat mund të jenë dy punonjës të një kompanie sigurie që operon në këtë zonë. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, autoambulanca dhe zjarrfikësja ndërsa automjeti është aktualisht i përmbysur. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: