Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Gramsh. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësore. Kjo e fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Categories
Lajme