Categories Lajme

Autori 14-vjeçar i sulmit vdekjeprurës në Beograd transferohet në një klinikë psikiatrike, arrestohen prindërit e tij

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se 14-vjeçari që vrau tetë nxënës dhe një roje në një shkollë fillore në Beograd do të transferohet në një klinikë psikiatrike.

Vuçiç shtoi se nëna dhe babai i djalit janë arrestuar. Gjykata do të nisë procedimin gjyqësor ndaj babait, u bë e ditur më parë.

“Për momentin, djali është në një vend të veçantë dhe do të transferohet në një departament të specializuar të një klinike psikiatrike”, u tha presidenti serb gazetarëve.

Adoleshenti qëlloi mësuesin e tij të mërkurën në mëngjes brenda një klase në një shkollë në Beograd, përpara se të hapte zjarr ndaj nxënësve të tjerë dhe rojeve të sigurisë. Tetë studentë dhe një roje sigurie u vranë në sulm, tha ministria e brendshme e Serbisë.

Ndërkaq, komandanti i departamentit të policisë së Beogradit, Veselin Miliq, në një konferencë për mediat ka theksuar se sulmi në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” ishte i para-planifikuar nga sulmuesi adoleshent.

Në shtëpinë e autorit u gjet një listë me emrat e nxënësve që donte të vriste, si dhe mësuesit të historisë. U gjet edhe një plan i shkollës. Data e sotme është zgjedhur nga autori pasi sot klasa e tij në orën e dytë ka pasur mësimin e Historisë dhe salla ku zhvillohet mësimi është shumë pranë hyrjes.

Dy armët e gjetura në posedim të të miturit i përkisnin babait të tij dhe ishin me leje ligjore. Në sulm ai i përdori me tre karikatorë të mbushur me nga 15 plumba secila.

Shefi i policisë tha se sulmuesi adoleshent përdori pistoletën 9 mm të babait të tij dhe ndërroi tre karikatorë gjatë sulmit.. Duke përshkruar sulmin, ai tha se sulmuesi fillimisht qëlloi rojen në hyrje të shkollës, duke e plagosur për vdekje. Më pas ai qëlloi dhe vrau dy nxënëset që ishin në hollin e ndërtesës, ndërroi karikatorin dhe hyri në klasën e Historisë dhe pasi qëlloi mësuesin hapi zjarr ndaj shokëve të klasës. Ai doli në oborrin e shkollës ku kishte nxënës të klasave të reja, ndërroi sërish karikatorin, por policia ndërhyri dhe e ndaloi.

Bëhet e ditur se gjatë sulmit të armatosur në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd mëngjesin e sotëm janë vrarë tetë nxënës dhe rojtari i objektit. Një mësues dhe katër nxënës të plagosur rëndë po trajtohen në një spital në kryeqytetin serb.

Autori i sulmit është 14 vjeç dhe ka ndjekur të njëjtën shkollë, në klasën e 7-të. Siç u bë e ditur, babai i tij u arrestua dhe u mor në pyetje, ndërsa tha se armët i mbante në një kabinet, i cili ishte i siguruar me bravë dhe një kod të veçantë.

Në Serbi është shpallur tri ditë zie, ndërsa sot janë mbyllur të gjitha shkollat ​​në Beograd.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME