Lajme

Autoritetet italiane: Si ndoqëm dhe kapëm 400 kg mall në Kosovë

Një sasi prej të paktën 400 kg k ok ainë u kap në Kosovë, falë një bashkëpunimi të ndërsjella, mes DEA-s amerikane, autoriteteve italiane, shqiptare dhe atyre të Kosovës. Sasia marramendëse e k ok ainës ishte ngarkuar në Amerikën Latine, ndërsa vinte nga Brazili në një kontejner me banane.

ABC ka siguruar reagimin e palës italiane, konkretisht reagimin e Guardia di Finanza Comando Provinciale Reggio Calabria, të cilët kanë shpjeguar edhe se si është kapur d roga. GDF thekson se të paktën 25 persona janë ndalur dhe 7 prej tyre u janë vënë p rangat si të dyshuar në përfshirjen e t rafikimit të kësaj sasie k ok aine.

Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).

Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria Publike e Reggio Calabria, DDA, urdhëroi ekzekutimin e një dërgese me ndërkombëtarë duke mos e kapur d rogën.

Kështu në bashkëpunim me prokurorinë e Kosovës dhe atë shqiptare, sasia e madhe e k okainës u la që të dërgohej në destinacion, ku më pas u bë e mundur edhe a rrestimi i personave të përfshirë në këtë t rafik ndërkombëtar.

D roga, nëse s hitet me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së d rogës, do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi njëqind milion euro.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: