fbpx
Lajme

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, 1850 kontrolle gjatë një jave

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kontrolluar 395 pika grumbullimi të ndihmave ushqimore në zonën e Tiranës, Vorës, Kamzës, Durrësit, Shijakut, Krujës dhe Lezhës si dhe në hotelet ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti. Nga kontrollet e kryera janë asgjësuar 1.7 ton produkte ushqimore  si dhe 20 litra lëngje të cilat ruheshin në kushte të papërshtatshme dhe me afate të kaluara përdorimi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë javës (6-12 dhjetor) ka kryer 1850 kontrolle në stabilimentet e operatorëve të biznesit ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar në të gjithë vendin, për të garantuar sigurinë ushqimore. Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1305 ngarkesa. AKU gjithashtu gjatë një jave ka vendosur edhe 151 masa administrative “Paralajmërim”.

Gjithashtu AKU ka vendosur dhe masa administrative “gjobë” me vlerë 1,260,000 lekë në total. Nga ana e AKU gjatë kësaj jave është vendosur masa administrative “Bllokim Produkti” për 2.63 ton produkte ushqimore.  Ndërkaq, janë asgjësuar 169.1 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button