Lajme

Avioni me 100 pasagjerë shpërthen në flakë pas uljes së dështuar në aeroport, tre të plagosur (VIDEO)

Një aeroplan me më shumë se 100 pasagjerë u shpërtheu në flakë gjatë tentativës së dështuar për tu ulur në aeroportin e Majamit, pasi pajisjet e uljes nuk funksionuan.

Avioni u përplas me një ndërtesë të vogël dhe një kullë komunikimi ndërsa rrëshqiste përgjatë asfaltit përpara se të shpërthente në flakë.

Mediat e juaja bëjnë me dije se tre persona janë dërguar me urgjencë në spital pas aksidentit. Avioni mbante 126 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit.

Administrata Federale e Aviacionit tha se pajisjet e uljes së avionit nuk arritën që të hapeshin pas një defekti. Avioni ishte në pronësi të Red Air, një linjë ajrore e themeluar vetëm vitin e kaluar në Republikën Domenikane.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close