Lajme

Avionit nuk iu hapën rrotat në Rinas, shpëtojnë 4 pasagjerët, rifillojnë fluturimet

Aeroporti i Tiranes njoftoi se ka rinisur fluturimet dhe operimin pas nje ore e 45 minuta pezullim te punes si pasoje e incidentit qe ndodhi ne piste me nje avion te vogel te cilit nuk iu hapen rrotat gjate uljes.

Njoftim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16:15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.

Avioni ishte nisur nga Venezia, me destinacion Tiranën. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

Fluturimet rifilluan. TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: