Categories Lajme

Avokatët nisin javën e tretë të bojkotit! Qeveria asnjë hap pas për shkrirjen e 18 gjykatave

Në javën e tretë të bojkotit të seancave nga ana e avokatëve, Ministria e Drejtësisë nuk ka bërë asnjë hap pas për t’u tërhequr nga miratimi i hartës së re gjyqësore që i shkurton vendit 18 gjykata, duke lënë një sërë qytetesh të mëdha pa institucione të tilla.

Edhe këtë javë, protesta e avokatëve do të vazhdojë. Avokatët thane se do të bojkotojnë seanca gjyqësore për sa kohë institucionet përkatëse nuk ka pasur asnjë reagim për kërkesat e tyre.

Dhoma e avokatise vijon bojkotin deri ne daten 29 kur do te mblidhet edhe dhoma e avokateve te Shqiperise. Avokat Delo Mecani ka deklaruar gjithsesi se pavarsisht vendimit te daresti 29 bojkoti i tyre do te vijoje duke kerkuar qe te jene mbeshtetjen e te gjitha dhomave.

Mecani ka deklaruar se do te bojkotojne te gjitha seancat edhe masat e sigurise pasi vetem keshtu do te kete reagim. Ne mbeshtetje te avokateve edhe shoqeria civile e qytetare qe kane deklaruar se jane ata qe preken dhe rendohen nga harta e re gjyqesore.

Çfarë parashikon harta e re gjyqësore

Këshilli i Lartë Gjyqësor prezantoi hartën e re gjyqësore më 28 dhjetor të vitit të shkuar, ku parashikohet që në të gjithë vendin të ketë 12 gjykata të Shkallës së Parë, një gjykatë Apeli dhe dy gjykata Administrative të Shkallës së Parë. Kjo nismë u ndërmor për shkak të kolapsit në gjykata si pasojë e procesit të vetingut.

Ndërkohë, Gjykata e Matit do i bashkohet Dibrës; gjykatat e Kavajës dhe Krujës do t’i bashkohen Durrësit; Gjykata e Lushnjës do të shkojë në Fier; Gjykatës së Gjirokastrës do t’i bashkohen gjykatat e Sarandës dhe Përmetit; Tropoja do bashkohet me Gjykatën e Kukësit; Pogradeci me Gjykatën e Korçës; Kurbini do t’i bashkohet Gjykatës së Lezhës dhe Gjykata e Pukës do të bëhet pjesë e Gjykatës së Shkodrës. Ndërkohë, do të ketë vetëm dy Gjykata Administrative, një në Tiranë që mbulon veriun dhe tjetra në Lushnje që mbulon Jugun, ndërsa Apeli Administrativ do të jetë një e vetme në kryeqytet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME