Categories Lajme

Avokati i shpallur në kërkim/ Kush është Alban Bengasi

Alban Bengasi është avokati i cili është shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga prokuroria për goditjen e 4 grupeve kriminale në disa qytete të vendit.

Mësohet se, Bengasi ka manipuluar provat për dy vrasje, duke i vendosur provat e krimeve tek personat që nuk kishte asnjë lidhje. Po ashtu mësohet se ai ka kërkuar djegien e makinës së ish-gruas së tij, pas një konflikti që ka pasur me të.

Po ashtu, Bengasi u bë protagonist i emisionit investigativ ‘Stop’, ku ishte ish-bashkëshortja e tij, e cila e akuzonte se e kishte dhunuar dhe nuk e lejonte të shikonte fëmijët, pas divorcit.

Alban Bengasi ka qenë edhe avokat i vëllezërve Fredi dhe Pajtim Rrushi, të cilët akuzohen si të dyshuar për vrasjen dhe fshehjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha prapa Dajtit.

Ndërkohë, në maj të vitit 2020, Bengasi ra pre e një sulmi me thikë nga kunati i tij, Roland Ruçi, ku mbeti edhe i plagosur. Ngjarja ndodhi pranë stadiumit ‘Dinamo’ në kryeqytet

Alban Bengasi ka qenë avokat i dy shtetasve turq që u arrestuan në Tiranë, Ervin Matës, e të tjerë të pandehurve në çështje të bujshme të ndodhura së fundmi.

Operacioni është në vijim dhe nuk dihet ende nëse është arrestuar apo jo avokati në fjalë, i cili gjatë punës së tij ka bërë edhe mbrojtjen e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale në gjyq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME