Categories Lajme

Azem Hajdari do shpallet President nderi i përjetshëm në PD

Themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdari me datë 11 dhjetor, në Kuvendin Kombëtar do të shpallet President Nderi i Përjetshëm i kësaj partie. Nga Librazhdi, lajmin e konfirmoi ish-kryeministri Sali Berisha. “Kam kënaqësinë t’ju informoj ju dhe gjithë demokratët në të gjithë Shqipërinë se në Kuvendin e datës 11 dhjetor, tribuni i pluralizmit shqiptar dhe themeluesi i PD-së, Azem Hajdari do të shpallet president nderi i përjetshëm i kësaj partie”, tha Berisha.

Berisha tha se gabimi demokratëve gjatë këtyre tetë viteve është largimi nga shtyllat kryesore të saj, siç janë të përndjekurit politikë, pronarët dhe vlerat konservatore në Shqipëri dhe në botë. “Ju me të drejtë, rikujtuat ’97, unë u them demokratëve në qoftë se PD mbijetoi në atë periudhë, mbijetoi mbi të gjitha nga mbështetja e të përndjekurve politikë. Ata qëndruan të pamposhtur. Asnjëherë nuk harroj unë figurat e tyre. Nuk harroj qëndresën e tyre, në çdo vështirësi që mund të binin, ata ishin të palëkundur dhe të pamposhtur. I pamposhtur ishte Pjetër Arbnori, i pamposhtur ishte Ali Spahia. Ishte një periudhë e vështirë, pasi u bë gjithçka që të asgjësonin PD-në sepse ata nuk i falnin asaj asgjësimin e diktaturës. Ata donin të vazhdonin në Shqipëri. Përmbysja e pushtetit ishte problemi apo çështja që i bënte më hakmarrës së kurrë. Të përndjekurit politik, ishin mburoja e PD. Ne për këtë arsye do kthehemi tek vlerat tona”, tha ish-kryeministri.

Berisha tha se PD do të kthehet si forcë konservatore e fuqishme që do e përmbysë pushtetin. Azem Hajdari ishte udhëheqësi i Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME