fbpx
Lajme

Azilantët problematikë në Tiranë, qytetarët: Na sjellin telashe me gratë dhe fëmijët

Azilantët problematikë në Tiranë, qytetarët: Vjed hin! Na sjellin telashe me gratë Azilantët janë kthyer në një shqetësim të madh për banorët e zonës së Babrrusë. Sjella e tyre ka krijuar problematika të shumta në këtë zonë.“Vjedhin çfarë gjejnë në oborr, për ti veshur se janë dhe furenj, nuk kanë. Rroba, atlete, çfarë gjejnë.”

Qytetarët shprehen se ndjehen të rrezikuar të lëvizin gjatë natës, pasi azilantët i kërcënojnë dhe tentojnë ti grabisin. “Dalin natën grupe-grupe, rrinë këtu nëpër qoshe. Kalojnë vajza, kalojnë gra…” “Na sjellin telashe me fëmijët dhe gratë natën, flenë nëpër oborre, edhe nëpër makina po ta gjejnë hapur.” Raste të veprave penale të kryera nga azilantët janë regjistruar edhe në rrugën e “Don Boskos”.

Tregtarët shprehen se raste vjedhjesh janë regjistruar në këtë zonë, por nuk mungojnë dhe rastet kur ata u kërkojnë produktet që shesin. “Vinë dhe kërkojë çorape, gjëra pa lekë. Kërkojë edhe lekë.”Pavarësisht frikës që u shkaktohet, qytetarët tregojnë se në jo pak raste i kanë ndihmuar edhe me ushqim. “Te shtëpia edhe unë, dhe komshinjtë u dhamë bukë.”

Në orë të ndryshme të ditës, azilkërkuesit nga vende të ndryshme, si Afrika, Irani e Siria, i gjen nëpër rrugët e Tiranës duke kërkuar lëmoshë, por dhe duke udhëtuar në këmbë drejt veriut të vendit. Siç duket shqetësimi ka mbërritur deri tek Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili shprehet se emigrantët duhet të qëndrojnë jashtë kufirit të territorit të Shqipërisë.

Lleshaj: Ky kontigjent personash, nganjëherë në nevojë dhe nganjëherë jo në nevojë duhet të adresohet dhe të merren masat përkatëse ligjore që në vijën e parë të kufirit në mënyrë që ky fluks i paligjshëm të mos depërtojë në vendin tonë. Ata duhet të mbeten atje ku janë. Në polici thuajse çdo ditë bëhen denoncime nga qytetarë të ndryshëm, ndaj azilantëve që vijnë në vendin tonë. Vetëm gjatë kohës së karantinës, policia ka dokumentuar 10 raste të vjedhjes dhe 4 të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button