Lajme

Azilanti ‘i vë syrin’ biçikletës, qytetari: Si do bëjmë me këta, po na rrjepin!

Emigrantët e mbërritur nga Siria e Maroku në Shqipëri po kthehen në problem për qytetarët. Kjo pasi ndër tendencat kryesore të tyre janë grabitjet si alternativë mbijetese në një shtet të huaj. Duke i shpëtuar situatës së vështirë ekonomike dhe luftës në vendin e tyre ata hyjnë ilegalisht në Shqipëri.

Por duke mos figuruar askund dhe duke mos patur një residencë zgjedhin si formë mbijetese, vjedhjen. Disa raste janë filmuar kryesisht në Tiranë ku janë parë duke grabitur markete apo duke kanosur me thikë qytetarët për të përfituar lekë.

Një tjetër rast ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ku një azilant tenton të rrëmbejë një biçikletë e cila është lënë e pa lidhur nga një qytetar pasi ndodhej në një berberanë pranë për të prerë flokët. Në momentin kur disa djem kanë dalë nga berberana duke i thënë të largohet, emigranti fillon të shtiret sikur thjesht po i bënte një fotografi biçikletës për të justifikuar tentativën e mëparshme të grabitjes.

Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania: Si do ja bëjmë me këta azilantët se po na rrjepin. Rasti ka ndodhur para dyqanit tim berberanë ndërkohë që klienti priste radhën për t’u qethur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: