Lajme

Babai aksidenton me zetor vajzën 3-vjeçare në oborrin e shtëpisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çerven në Fier. Babai ka aksidentuar me mjetin tip zetor vajzën e tij 3-vjeçare. E vogla është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit për të marrë kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 11:15, në fshatin Çerven, në oborrin e banesës së vet, shtetasi E. T., duke drejtuar mjetin tip zetor, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi h etimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: